Fusha Ekspertizës:
Dr. Neada Hysenaj
Mjeke Ordinatore | Specialist ne Ortopedi
Mjeke ordinatore pranë Klinikës Stomatologjike Universitare, Tiranë që nga viti 2012 dhe pedagoge me kohë të pjesshme pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Tiranë që nga viti 2015. Aktualisht në proces doktorature.
Ka përvojë të pasur akademike dhe klinike, ka zhvilluar leksione ndërkombëtare në kuadër të programit ERASMUS+ (Universiteti i Craiovës dhe Aquilës). Ka kryer aktivitete kërkimore në Universitetin e Heidelbergut (Gjermani) dhe Universitetin e Granadës (Spanjë) me bursa prestigjioze.
Autore dhe bashkëautore e mbi 40 artikujve shkencorë dhe referuese në mbi 70 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Anëtare e Bordit Shkencor të Revistës Stomatologjike Shqiptare dhe pjesë e komiteteve organizative në kongrese.
