Fjala e drejtorit

Drejtoresha e Klinikës
Dr. Belisa Kaleci
Drejtuese e Klinikës

Mirë se vini në faqen zyrtare të Klinikës Stomatologjike Universitare.

Klinika jonë përfaqëson një njësi të integruar të shërbimit shëndetësor dhe formimit akademik në fushën e stomatologjisë. Veprimtaria e saj mbështetet në ndërthurjen e praktikës klinike me mësimdhënien dhe kërkimin shkencor, duke synuar zbatimin e standardeve bashkëkohore në diagnostikë, trajtim dhe në parandalimin e sëmundjeve orale.

Kërkimi shkencor zë një vend të rëndësishëm në funksionimin e institucionit, duke kontribuar në zhvillimin dhe aplikimin e metodave bashkëkohore të trajtimit, si dhe në avancimin e njohurive në shëndetin oral. Nëpërmjet aktiviteteve kërkimore dhe analizës së të dhënave klinike, klinika luan një rol të rëndësishëm edhe në ofrimin e ekspertizës për hartimin dhe sugjerimin e politikave të shëndetit oral në nivel institucional dhe më gjerë.

Shërbimet klinike ofrohen nga staf akademik dhe klinik i kualifikuar, duke përfshirë fusha të specializuara që shpesh nuk mbulohen në mënyrë të plotë nga institucione të tjera publike. Kjo e bën klinikën një qendër reference për trajtimin e rasteve komplekse dhe për ofrimin e kujdesit të avancuar stomatologjik, në përputhje me standardet bashkëkohore profesionale dhe etike.

Në këtë faqe do të gjeni informacion mbi strukturën organizative, veprimtarinë klinike, aktivitetin kërkimor dhe akademik, si dhe protokollet e ndjekura në praktikën e përditshme.

Drejtoria
Klinika Stomatologjike Universitare

Me shume

© 2025 Klinika Universitare KSU. Të gjitha të drejtat e rezervuara.