Dr. Eva Habazaj

Mjeke Stomatologe | Specialist në Pedodonti

Eva Habazaj është diplomuar në vitin 2010 si mjeke stomatologe pranë Fakultetit të Mjekësisë së Tiranës, dega Stomatologji. Ajo ka një eksperiencë 15-vjeçare në fushën e stomatologjisë duke punuar në sektorin publik dhe privat.Nga viti 2012 deri në 2014 ka qenë pedagoge e brendshme pranë Universitetit Amerikan të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Stomatologji. Në periudhën 2017-2021 ka
qenë mjeke stomatologe në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, Sektori i Shërbimit Stomatologjik. Që nga janari i vitit 2022 ajo është mjeke ordinatore pranë Klinikës Stomatologjike Universitare (Qendra Spitalore
Universitare “Nënë Tereza”) në Tiranë. Nga viti 2021 e në vijim është pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare në Tiranë. Ka përfunduar ciklin e tretë të Specializimit afatgjatë në Pedodonti në vitin 2024 dhe ka pasur një angazhim të vazhdueshëm në fushën e shkencës dhe kërkimit. Ka marrë pjesë si autore dhe bashkëautore në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit duke u përqendruar kryesisht në problematikat e trajtimit dentar në moshat pediatrike, profilaksinë dentare, dentistrinë restorative etj. Përveç kësaj, ajo ka një pjesëmarrje të gjerë në trajnime të shumta, përfshirë tematika si Pedodontia, Endodontia dhe Dentistria Estetike.

Fusha e ekspertizes:

Pedodonti 95%
Profilaksi 95%
Terapi dhe kujdes stomatologjik për fëmijë 85%

Me shume

© 2025 Klinika Universitare KSU. Të gjitha të drejtat e rezervuara.