Buzëqeshja juaj, misioni ynë!
Klinika Stomatologjike Universitare
PROFILI: Institucioni kryesor shëndetësor, arsimor dhe shkencor në fushën e stomatologjisë.
Klinika Stomatologjike Universitare në Tiranë është institucioni kryesor shëndetësor, arsimor dhe shkencor në fushën e stomatologjisë në Shqipëri.
- Ofron ndihmë mjekësore të specializuar për të gjithë territorin e vendit
- Shërben për të gjitha grupmoshat
- Garantues i shërbimeve të aksesueshme dhe me standarde të larta cilësie
Buzëqeshja juaj, misioni ynë!
Historiku
Historia e Klinikës Stomatologjike Universitare si iniciues dhe zbatues i veprimtarisë komplekse e moderne të arsimit, shkencës dhe shëndetësisë daton me themelimin e Degës së Stomatologjisë në vitin 1959. Dega e Stomatologjisë u krijua pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe përfaqësohej nga tre pedagogë të brendshëm: Dr. Dhori Pojani, Dr. Osman Hoxha dhe Dr. Dhimitra Lira, dhe dy pedagogë të jashtëm: Dr. Xhevdet Asllani dhe Dr. Skender Topulli.
Ky staf pedagogësh ishte iniciatori i parë për studimet dentare në Republikën e Shqipërisë. Në vitin 1964, Dega e Stomatologjisë u organizua në tre katedra kryesore:
- Katedra e Terapisë Stomatologjike
- Katedra e Kirurgjisë Stomatologjike
- Katedra e Ortopedisë Stomatologjike
Në vitet e para të krijimit të KSU, stafi përbehej nga 24 punonjës. Sot, ky institucion rritet, përsoset dhe ka marrë mbi vete përparimin e mëtejshëm të shërbimeve stomatologjike, me qëllim që të shndërrohet në një institucion bashkëkohor shëndetësor, arsimor dhe shkencor në fushën e stomatologjisë.
KSU në mënyrë profesionale bashkëpunon me institucionet e tjera shëndetësore për realizimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese dhe takimeve të përbashkëta profesionale.
Buzëqeshja juaj, misioni ynë!
Vizioni & Misioni
VIZIONI
Të jemi lider në avancimin e shëndetit oral dhe shëndetit të përgjithshëm përmes një qasjeje të integruar dhe inovative në arsim, kërkim dhe trajtimin e pacientëve, duke përfshirë aktivitete që ofrojnë një përvojë të gjithanshme.
MISIONI
Të promovojmë shëndetin oral si një komponent të pandashëm të shëndetit të përgjithshëm përmes trajtimit të pacientëve të komuniteteve të ndryshme, të udhëhequr nga inovacioni, kërkimi dhe bashkëpunimi i fortë ndërdisiplinor.
- Të ofrojë shërbim mjekësor të specializuar në fushën e Stomatologjisë: ndjekje dhe trajtim të pacientëve në shërbimet e Kirurgjisë, Terapisë dhe Ortopedisë për banorët e Tiranës dhe të gjithë Republikës së Shqipërisë, si dhe të ofrojë shërbime mjekësore parandaluese, diagnostikuese dhe kuruese për sëmundje që nuk mund të trajtohen në institucione shëndetësore të tjera publike të këtij lloji. Ky shërbim ofrohet edhe për shtetas të huaj dhe ata pa shtetësi sipas kritereve të pranimit në KSU.
- Të ofrojë edukim universitar dhe pasuniversitar, duke shërbyer si bazë mësimdhënie për Fakultetin e Mjekësisë Dentare, formimin e profilizuar pasuniversitar dhe edukimin e vazhdueshëm mjekësor stomatologjik.
- Të shërbejë si qendër kërkimore shkencore mbi bazën e praktikës mjekësore. KSU e ushtron këtë funksion në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë vendas dhe të huaj, si dhe me qendra të specializuara në kërkimin shkencor.
