Dr. Blerta Rumano

Mjeke Stomatologe | Specialist në Periodontologji

Dr. Blerta Rumano është një mjeke stomatologe me eksperiencë të gjatë klinike dhe akademike, e fokusuar në periodontologji dhe mjekësi orale. E diplomuar në Stomatologji në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (2006), ajo ushtron aktivitetin klinik si mjeke ordinatore në shërbimin e "Periodontologjisë dhe Mjekësisë Orale" në Klinikën Stomatologjike Universitare që nga 2009, ndërsa ka dhënë mësim si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Mjekësisë Dentare në periudha të ndryshme (2011–2014, 2014–2020, 2023–2024), duke trajtuar lëndët "Periodontologji" dhe "Mjekësi Orale". Dr. Rumano ka përfunduar ciklin e tretë të specializimit në Terapi Stomatologjike (2022–2024) dhe ka kontribuar si mjeke stomatologe e përgjithshme dhe asistente e parë në klinikën dentare "Ivoclar Vivadent". Ajo është gjithashtu prezantuese aktive në aktivitete shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke sjellë njohuri dhe përvoja të avancuara në fushën e stomatologjisë.

Fusha e ekspertizes:

Periodontologji 90%
Mjekësi Orale 95%
Terapi Parandalese dhe Edukim i Pacientit 85%

Me shume

© 2025 Klinika Universitare KSU. Të gjitha të drejtat e rezervuara.