Fusha e ekspertizes:
Dr. Eva Habazaj
Mjeke Stomatologe | Specialist në Pedodonti
Me një eksperiencë 14-vjeçare në stomatologji dhe 3 vjet si pedagoge në Departamentin e Terapisë Stomatologjike, Dr. Eva Habazaj është një profesioniste e përkushtuar në fushën e stomatologjisë pediatrike. Ajo ka përfunduar specializimin afatgjatë në Pedodonti dhe është autore dhe bashkëautore e punimeve shkencore në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, me fokus në trajtimin dentar tek fëmijët.
Trajektoria Profesionale:
Mjeke stomatologe me 14 vjet përvojë
Pedagoge e jashtme në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Tiranë
Mjeke ordinatore në Klinikën Universitare Stomatologjike, Tiranë
Ekspertizë e Theksuar:
Pedodonti (Stomatologji Pediatrike)
Profilaksi (Parandalimi i sëmundjeve dentare)
Terapi dhe kujdes stomatologjik për fëmijë
Endodonti dhe stomatologji estetike (trajnime të specializuara)
Kontributi Shkencor:
Pjesëmarrëse aktive si autore/bashkëautore në konferenca shkencore
Fokusi kërkimesh në trajtimin dentar tek moshat e reja
