Opening Hours : E Hënë - E Premte 8.00 - 16.00
  Contact : +35542375265

Qëllimi dhe Objektivat

Klinika Stomatologjike Universitare, Institucion Shëndetësor Publik Kombëtar në shërbim të shëndetit të popullit, të cilit i siguron shërbim shëndetësor parandalues diagnostikues dhe kurues sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjeve të shëndetit publik.
K.S.U ka për mision:
1. Të japë ndihmë mjeksore të specializuar për të gjithë territorin e vëndit dhe shërbim mjeksor dytësor për Tiranën, të shërbejë me profesionalizëm duke respektuar rregullat e Stomatologjisë dhe të etikës mjeksore si dhe duke ruajtur sekretin profesional dhe informacionin e pacientëve.
2. Të respektojë dinjitetin dhe përsonalitetin e të sëmurëve duke patur parasysh gjëndjen psikologjike dhe dhimbjen fizike, por edhe detyrimin që ka për ti shërbyer të sëmurit.
3. Të shërbejë si bazë pedagogjike për formimin e studentëve të Fakultetit të Stomatologjisë, formimin e vazhdueshëm të mjekëve dhe specializantëve si dhe përsonelit të mesëm e të ulët mjeksor.

4. Të shërbejë si bazë kërkimore – shkencore në fushën e shëndetësisë në bashkëpunim me Fakultetin e Stomatologjisë të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *