Opening Hours : E Hënë - E Premte 8.00 - 16.00
  Contact : +35542375265

Pranimi I pacientit

1. Asnje pacient nuk do te pranohet pa kaluar nga filtri
a) Pacienti mbi moshen 18 vjec duhet te paraqitet tek mjeku I filtrit (ku do te behet vizita e orientimit sipas sherbimit qe kerkojne , pastaj tek arka do te marin faturen (nese eshte sherbim me pagese ) e cila do te jete e rregjistruar me te gjitha te dhenat qe kerkon rregjistri I arkes dhe do te lidhet ne kartele ku do te jete e shkruar emri dhe numri I karteles e cila duhet te korespondoje me nr e rregjistrit te arkes dhe te kaloje ne sallat perkatese .
b) Mjeket dhje infermieret e sallave do te plotesojne kartelat sipas modelit dhe rregjistrit qe do te rregjistrohet fatura . Rregjistri I salles duhet te pasqyroje qarte numrin rendor ne rregjister , numrin e karteles , diagnozen e cila patjeter duhet te korespondoje me diagnozen e mjekut ne kartele dhe diagnozen qe eshte pasqyruar ne fature dhe daten qe eshte kryer sherbimi .
c) Ne qoftese pacienti paraqitet disa here per te marre sherbimin mjeksor duhet te pasqyrohen qarte te gjitha seancat qe eshte paraqitur si heren e pare ne rregjistrin e salles , te filtrit dhe te arkes .
d) Mjeku I salles duhet te pasqyroje ne faqen e brendshme te karteles diagnozen dhe sherbimin qe ka marre pacienti per cdo séance .
e) Kartelat duhet te plotesohen cdo séance .
f) Ne fund te muajit infermieri I salles do te plotesoje sakte dhe me pergjegjesi statistikat sipas modelit te dhene nga financa ku te kete plotesuar pervec punes se kryer dhe sasine e furnizimit me materiale nga magazina ne baze te kopjeve te fatures e cila do te mbahet deri ne fund te vitit dhe sasine e harxhimit ne baze te normave te miratuara , kopje te te cilave gjenden ne te gjitha sallat .
g) Brenda dates 5 te muajit pasardhes infermierja e salles duhet te dergoje tek kryeinfermierja e institucionit statistikat , e cila I perpunon , ben permbledhesen dhe I dergon brenda dates 10 te muajit tek zyra e finances .

2. Pacientet qe marrin sherbimin falas referuar ligjit per sherbimin stomatologjik shteteror do te ndjekin keto hapa :
Pacientet nen moshen 18 vjec do te vijne te pajisur me vertifikate , ose dokument tjeter identifikues .
a) Pacienti do te paraqitet tek mjeku I filtrit qe ben viziten orientuese dhe dergohet neper specialitete ku ka nevojen per sherbim .
b) Mjeku specialist ben viziten , percakton diagnozen dhe shkruan ne recete vetem punen qe ka per te bere me pacientin per ate dite te caktuar .
c) Pacienti me receten ne dore do te kthehet perseri tek mjeku I filtrit I cili ne baze te diagnozes qe ka dhene specialisti hap kartelen dhe ben rregjistrimin ne rregjistrin e filtrit.
d) Pacienti pasi mer kartelen me te dhenat kryesore te plotesuara nga filtri dhe receten e dhene nga mjeku ku ka diagnozen dhe vetem punen qe ka per te bere pacienti ne ate dite te caktuar ne kartele , pacienti I shoqeruar nga infermieri I salles paraqitet ne sallen ku do te mari sherbimin .
e) Infermieri I salles do te beje rregjistrimin ne rregjistrin e infermierit I cili duhet te korespondoje patjeter me rregjistrin e filtrit dhe pjesen e brendshme te kartelave te cilat I ploteson mjeku . Ne rregjistrin e infermierit duhet te pasqyrohen te gjitha seancat e sherbimit sipas protokollit mjeksor , gjithashtu keto seanca duhet te pasqyrohen dhe tek faqja e brendshme e karteles e plotesuar nga mjeku dhe te rregjistri I filtri .

Ne repartet e ortopedise dhe terapise pacienti pasi paraqitet tek filtri per viziten orientuese shkon ne specialitetin ku kerkon sherbim .
a) Mjeku ben viziten dhe shkruan receten me diagnozen . Pacienti me receten ne dore paraqitet tek arka, mer faturen perkatese qe rregjistrohet ne librin e arkes dhe eshte lidhur ne kartele , shkon tek mjeku qe beri viziten . Infermieria e salles ben rregjistrimin ne rregjister me te dhenat e sakta qe jane ne fature (nese eshte me pagese ) dhe qe do te pasqyrohen ne kartele.
b) Te dhenat e fatures se prere nga arka per sherbimin e ortopedise (emer , mbiemer , data , lloji I sherbimit ,vlera ) duhet patjeter te korespendoje me te dhenat ne rregjistrin e arkes , ne rregjistrin e laboratoret , me rregjistrin e salles .
c) Ne repartin e terapise faqja e brendshme e karteles duhet patjeter te korespondoje me rregjistrin e arkes dhe rregjistrin fillestar ne rregjistrin e infermierit .
Shenime :

• Meqenese sherbimi eshte me pagese por kerkon disa seanca pune , te gjitha keto seanca do te pasqyrohen ne rregjistrin e infermierit dhe ne faqen e brendshme te karteles qe plotesohet nga mjeku .
• Ne fund te dites kartelat duhet te dorezohen ne filter dhe do te meren per cdo séance nga infermieri te cilat bejne rregjistrimin ne filter .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *