Opening Hours : E Hënë - E Premte 8.00 - 16.00
  Contact : +35542375265

Lajmerimet

Misioni i K.S.U

Misioni i KSU është:

Të ofrojë shërbim mjeksor të specializuar në fushën e Stomatologjisë: ndjekje dhe trajtim të pacientëve në sektorët, kirurgji, terapi dhe ortopedi për banorët e Tiranës dhe për të gjithë Shtetasit e Republikës së Shqipërisë, si dhe të ofrojë shërbime mjeksore parandaluese diagnostikuese dhe kuruese për sëmundje që nuk mund të trajtohen në Insitucione Shëndetësore të tjera Publike pasi K.S.U ndodhet në Tiranë dhe përfshin shërbimin për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Këtë shërbim u ofron dhe shtetasve të huaj dhe atyre pa shtetësi sipas kritereve të pranimit të K.S.U.

Të ofrojë edukim universitar dhe pasuniversitar duke shërbyer si bazë mësimdhënie për Fakultetin e Stomatologjisë, formimin e profilizuar pasuniversitar, edukimin e vazhdueshëm mjeksor stomatologjik .

Të shërbeje si qendër kërkimore shkencore mbi bazën e praktikës mjeksore dhe përvojës së akumuluar. K.S.U e ushtron këtë funksion në bashkpunim me insitutcionet e arsimit të lartë vëndas dhe të huaj si dhe me qendra të specializuara në kërkimin shkencor.

Shërbimi mjeksor në K.S.U ushtrohet në përputhje me Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr 9106 datë 17.07.2003 “ Për shërbimin Spitalor në Republikën e Shqipërisë “ Ligjit nr 9928 dt 9.6.2008 “ Për shërbimin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, ligjit nr 8615 datë 01.06.2000 “ Për urdhërin e mjekut, Kodin e punës të ligjit nr 8485, datë 12.05.1999 për Kodin e procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë, si dhe akte të tjera ligjore nënligjore që lidhen me veprimtarinë e saj .

Read More

Pranimi I pacientit

1. Asnje pacient nuk do te pranohet pa kaluar nga filtri
a) Pacienti mbi moshen 18 vjec duhet te paraqitet tek mjeku I filtrit (ku do te behet vizita e orientimit sipas sherbimit qe kerkojne , pastaj tek arka do te marin faturen (nese eshte sherbim me pagese ) e cila do te jete e rregjistruar me te gjitha te dhenat qe kerkon rregjistri I arkes dhe do te lidhet ne kartele ku do te jete e shkruar emri dhe numri I karteles e cila duhet te korespondoje me nr e rregjistrit te arkes dhe te kaloje ne sallat perkatese .
b) Mjeket dhje infermieret e sallave do te plotesojne kartelat sipas modelit dhe rregjistrit qe do te rregjistrohet fatura . Rregjistri I salles duhet te pasqyroje qarte numrin rendor ne rregjister , numrin e karteles , diagnozen e cila patjeter duhet te korespondoje me diagnozen e mjekut ne kartele dhe diagnozen qe eshte pasqyruar ne fature dhe daten qe eshte kryer sherbimi .
c) Ne qoftese pacienti paraqitet disa here per te marre sherbimin mjeksor duhet te pasqyrohen qarte te gjitha seancat qe eshte paraqitur si heren e pare ne rregjistrin e salles , te filtrit dhe te arkes .
d) Mjeku I salles duhet te pasqyroje ne faqen e brendshme te karteles diagnozen dhe sherbimin qe ka marre pacienti per cdo séance .
e) Kartelat duhet te plotesohen cdo séance .
f) Ne fund te muajit infermieri I salles do te plotesoje sakte dhe me pergjegjesi statistikat sipas modelit te dhene nga financa ku te kete plotesuar pervec punes se kryer dhe sasine e furnizimit me materiale nga magazina ne baze te kopjeve te fatures e cila do te mbahet deri ne fund te vitit dhe sasine e harxhimit ne baze te normave te miratuara , kopje te te cilave gjenden ne te gjitha sallat .
g) Brenda dates 5 te muajit pasardhes infermierja e salles duhet te dergoje tek kryeinfermierja e institucionit statistikat , e cila I perpunon , ben permbledhesen dhe I dergon brenda dates 10 te muajit tek zyra e finances .

2. Pacientet qe marrin sherbimin falas referuar ligjit per sherbimin stomatologjik shteteror do te ndjekin keto hapa :
Pacientet nen moshen 18 vjec do te vijne te pajisur me vertifikate , ose dokument tjeter identifikues .
a) Pacienti do te paraqitet tek mjeku I filtrit qe ben viziten orientuese dhe dergohet neper specialitete ku ka nevojen per sherbim .
b) Mjeku specialist ben viziten , percakton diagnozen dhe shkruan ne recete vetem punen qe ka per te bere me pacientin per ate dite te caktuar .
c) Pacienti me receten ne dore do te kthehet perseri tek mjeku I filtrit I cili ne baze te diagnozes qe ka dhene specialisti hap kartelen dhe ben rregjistrimin ne rregjistrin e filtrit.
d) Pacienti pasi mer kartelen me te dhenat kryesore te plotesuara nga filtri dhe receten e dhene nga mjeku ku ka diagnozen dhe vetem punen qe ka per te bere pacienti ne ate dite te caktuar ne kartele , pacienti I shoqeruar nga infermieri I salles paraqitet ne sallen ku do te mari sherbimin .
e) Infermieri I salles do te beje rregjistrimin ne rregjistrin e infermierit I cili duhet te korespondoje patjeter me rregjistrin e filtrit dhe pjesen e brendshme te kartelave te cilat I ploteson mjeku . Ne rregjistrin e infermierit duhet te pasqyrohen te gjitha seancat e sherbimit sipas protokollit mjeksor , gjithashtu keto seanca duhet te pasqyrohen dhe tek faqja e brendshme e karteles e plotesuar nga mjeku dhe te rregjistri I filtri .

Ne repartet e ortopedise dhe terapise pacienti pasi paraqitet tek filtri per viziten orientuese shkon ne specialitetin ku kerkon sherbim .
a) Mjeku ben viziten dhe shkruan receten me diagnozen . Pacienti me receten ne dore paraqitet tek arka, mer faturen perkatese qe rregjistrohet ne librin e arkes dhe eshte lidhur ne kartele , shkon tek mjeku qe beri viziten . Infermieria e salles ben rregjistrimin ne rregjister me te dhenat e sakta qe jane ne fature (nese eshte me pagese ) dhe qe do te pasqyrohen ne kartele.
b) Te dhenat e fatures se prere nga arka per sherbimin e ortopedise (emer , mbiemer , data , lloji I sherbimit ,vlera ) duhet patjeter te korespendoje me te dhenat ne rregjistrin e arkes , ne rregjistrin e laboratoret , me rregjistrin e salles .
c) Ne repartin e terapise faqja e brendshme e karteles duhet patjeter te korespondoje me rregjistrin e arkes dhe rregjistrin fillestar ne rregjistrin e infermierit .
Shenime :

• Meqenese sherbimi eshte me pagese por kerkon disa seanca pune , te gjitha keto seanca do te pasqyrohen ne rregjistrin e infermierit dhe ne faqen e brendshme te karteles qe plotesohet nga mjeku .
• Ne fund te dites kartelat duhet te dorezohen ne filter dhe do te meren per cdo séance nga infermieri te cilat bejne rregjistrimin ne filter .

Read More

Qellimi dhe objektivat

Klinika Stomatologjike Universitare , Institucion Shendetesor Publik Kombetar ne sherbim te shendetit te popullit , te cilit I siguron sherbim shendetesor parandalues diagnostikues dhe kurues sipas Kushtetutes se Shqiperise dhe ligjeve te shendetit publik .
Ksu ka per mision :
1. Te jape ndihme mjeksore te specializuar per te gjithe territorin e vendit dhe sherbim mjeksor dytesor per Tiranen , te sherbeje me profesionalizem duke respektuar rregullat e Stomatologjise dhe te etikes mjeksore si dhe duke ruajtur sekretin profesional dhe informacionin e pacienteve .
2. Te respektoje dinjitetin dhe personalitetin e te semureve duke patur parasysh gjendjen psikologjike dhe dhimbjen fizike , por edhe detyrimin qe ka per ti sherbyer te semurit .
3. Te sherbeje si baze pedagogjike per formimin e studenteve te Fakultetit te Stomatologjise , formimin e vazhdueshem te mjekeve dhe specializanteve si dhe personelit te mesem e te ulet mjeksor .
4. Te sherbeje si baze kerkimore –shkencore ne fushen e shendetesise ne bashkpunim me Fakultetin e Stomatologjise te Tiranes .

Read More