Opening Hours : E Hënë - E Premte 8.00 - 16.00
  Contact : +35542375265

Krijo një takim

Loading...

Misioni

Misioni i K.S.U është:  Të ofrojë shërbim mjeksor të specializuar në fushën e Stomatologjisë: Ndjekje dhe trajtim të pacientëve në sektorët, Kirurgji, Terapi dhe Ortopedi për banorët e Tiranës dhe për të gjithë Shtetasit e Republikës së Shqipërisë, si dhe të ofrojë shërbime mjeksore parandaluese diagnostikuese dhe kuruese për sëmundje që nuk mund të trajtohen në Insitucione Shëndetësore të tjera Publike pasi K.S.U ndodhet në Tiranë dhe përfshin shërbimin për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Këtë shërbim u ofron dhe shtetasve të huaj dhe atyre pa shtetësi sipas kritereve të pranimit të K.S.U. Të ofrojë edukim universitar dhe pasuniversitar duke shërbyer si bazë mësimdhënie për Fakultetin e Stomatologjisë, formimin e profilizuar pasuniversitar, edukimin e vazhdueshëm mjeksor stomatologjik. Të shërbeje si qendër kërkimore shkencore mbi bazën e praktikës mjeksore dhe përvojës së akumuluar. K.S.U e ushtron këtë funksion në bashkpunim me insitutcionet e arsimit të lartë vëndas dhe të huaj si dhe me qendra të specializuara në kërkimin shkencor. Shërbimi mjeksor në K.S.U ushtrohet në përputhje me Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr 9106 datë 17.07.2003 “ Për shërbimin Spitalor në Republikën e Shqipërisë “ Ligjit nr 9928 dt 9.6.2008 “ Për shërbimin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, ligjit nr 8615 datë 01.06.2000 “ Për urdhërin e mjekut, Kodin e punës të ligjit nr 8485, datë 12.05.1999 për Kodin e procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë, si dhe akte të tjera ligjore nënligjore që lidhen me veprimtarinë e saj.

Shërbimi i Filtrit
Shërbimi Ortodoncisë
Roentgen
Shërbimi Ortopedisë
Shërbime Kirurgjiale Maksilofaciale
Shërbimi Ortopedisë

Shërbimi i Ortopedisë Stomatologjike ka si qëllim kryesor zëvendësimin e mungesave dhëmbore ose të indeve të buta nëpërmjet protezimit të lëvizshëm dhe atij fiks. Pjesë e këtij shërbimi janë gjithashtu parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi i anomalive të…

Read More
Shërbime Kirurgjiale Maksilofaciale

Në Shërbimin e Kirugjisë Orale të Klinikës Stomatologjisë Universitare diagnostikohen dhe trajtohen problemet e lidhura me kavitetin oral, dhembët dhe nofullat si: ekstraksionet dentare, rezeksionin apikal, dens retines, trajtimin kirurgjikal i paradontopative, infeksionet odontogjene dhe jo-odontogjene, ndërhyrjet…

Read More

Qëllimi dhe Objektivat

Klinika Stomatologjike Universitare, Institucion Shëndetësor Publik Kombëtar në shërbim të shëndetit të popullit, të cilit i siguron shërbim shëndetësor parandalues diagnostikues dhe kurues sipas Kushtetutës së Shqiperisë dhe ligjeve të shëndetit publik. K.S.U ka për mision : 1. Të japë ndihmë mjeksore të specializuar për të gjithë territorin e vëndit dhe shërbim mjeksor dytësor për Tiranën, të shërbeje me profesionalizëm duke respektuar rregullat e Stomatologjisë dhe të etikës mjeksore si dhe duke ruajtur sekretin profesional dhe informacionin e pacientëve. 2. Të respektojë dinjitetin dhe përsonalitetin e të sëmurëve duke patur parasysh gjëndjen psikologjike dhe dhimbjen fizike, por edhe detyrimin që ka për ti shërbyer të sëmurit. 3. Të shërbeje si bazë pedagogjike për formimin e studentëve të Fakultetit të Stomatologjisë, formimin e vazhdueshëm të mjekëve dhe specializantëve si dhe përsonelit të mesëm e të ulët mjeksor. 4. Të shërbejë si bazë kërkimore – shkencore në fushën e shëndetësisë në bashkëpunim me Fakultetin e Stomatologjisë të Tiranës.