Shpallje e njoftimit të vendit vakant Laborant/-e në Klinikёn Stomatologjike Tiranë – 2 (dy) punonjës
Në zbatim të, Urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë Nr. 84 datë, 04. 03 .2014 “Miratimin e
Kritereve te punësimit në Klinikën Stomatologjike Universitare“, si dhe bazuar në Rregulloren e
Brendshme të Klinikës Stomatologjike Universitare, si dhe për nevojat e institucionit kërkojmë të
botohet njoftimi për vëndin e lirë të punës si më poshtë:
Klinika Stomatologjike Universitare njofton shpalljen e vëndit vakantë në pozicionin
Laborant/e Dentare- 2 (dy) punonjës . Personat e interesuar duhet të plotësojnë këto
kritere:
➢Kanditati duhet të ketë mbaruar studimet e larta në degën Laborant Dentar në një program
të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me notën mesatare mbi 7.
➢ Të ketë eksperiencë punë në profesion mbi 2 vjet .
➢ Të jete i profiilizuar në një nga sektorët kryesore të protetikës si:
- Punimet Fikse (Elementët e Porcelanit)
- Punim i Lëvizshëm , total parcial
- Proteza totale
➢ Të ketë marrë pjesë në aktivitete shkencore të fushës brenda ose jashtë vendit.
➢ Të ketë njohuri të plota mbi materialet laboratorike si dhe aparaturat bashkëkohore në
përdorim.
➢ Të ketë njohuri në një gjuhë të huaj, preferohet anglishtja.
Çdo gjuhë e huaj vlerësohet me 3 pikë.
➢ Të ketë aftësi të mira komunikuse me pacientët, studentët dhe stafin e Klinikës.
➢ Përzgjedhja bëhet me konkurs dhe ka përparësi kandidati që ushtron veprimtarinë e
laborantit dentar në profilin që i nevojitet intitucionit dhe përmbush në tërësi kërkesat e
sipërcituara
➢ Intervista maksimalisht vlerësohet me 10 pikë.
THIRRJE PËR APLIKIM PËR PUNËSIM NË “KLINIKËN STOMATOLOGJIKE UNIVERSITARE ” NË POZICIONIN E PUNËS
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret si vijon: Kritere të përgjithshme:
a) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrat;
c) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale;
d) Të mos ketë masa disiplinore, që nuk u janë shuar efektet;
Personat e interesuar do të sjellin pranë protokollit të Klinikës Stomatologjike Universitare
dokumentat si më poshtë:
- Leja e Ushtrimit të Profesionit.
- Dëshmi penaliteti.
- Çertifikate Personale
- Çertifikata te gjuhëve të huaja.
- Libreze pune.
- Kërkese me shkrim.
- C.V
- Fotokopje të noterizuar të diplomes dhe listes së notave.
- Dëshmi kualifikimi.
- Fotokopje e kartës së identitetit.
- Raport mjeko-ligjor.
- Dëshmi, aktivitetesh shkencore , trajnimesh,kualifikimesh tj.
- Reference nga punëdhenësi i mëparshëm.
Dokumentet duhet të jenë të njehsuara me origjinalin. Dokumentet e përftuara në gjuhë
të huaj duhet të jenë të përkthyera dhe të njehsuara sipas ligjit. Aplikimi dhe
dokumentacioni përkatës dorëzohen/dërgohen në Zyrën e Arkivë-Protokollit të
Klinikes Stomatologjike Universitare Tirane , në adresën Rr. “Dibrёs” brenda QSUT,
Tiranë deri në datën 18.03.2025 (brenda orarit zyrtar), sipas një formati i cili parashkruan
të gjithë dokumentacionin në dosje të aplikantit dhe firmoset nga specialisti, që merr në
dorëzim kërkesën dhe aplikanti përkatës. Intervista me goje do jete në datën 19.03.2025.
Fituesi do të njoftohet edhe nëpërmjet kontakteve të shënuara në aplikimin e paraqitur
nga ana e këtij të fundit.