Klinika Stomatologjike Universitare njofton shpalljen e vëndint të punës Përgjegjës/e të Sektorit të Financës. Personat e interesuar duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të zotërojë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkencat Ekonomike, edhe Diploma e nivelit “Bachelor”, duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni).
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”
- Të ketë mbi 5 vite përvojë pune në profesion ne institucionet publike.
- Te këte aftësi në zbatimin buxhetit të miratuar për institucionin.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Të njohë të paktën një nga pesë gjuhët e BE-së (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht)
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Financa 5, Alpha.
- Të ketë aftësi komunikuese dhe gjykuese mbi hartimin e dokumentave në fushën ekononomike-financiare.
Kandidatët duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë pranë protokollit të Klinikës Stomatologjike Universitare dokumentat si më poshtë:
Një listë përmbledhëse e të gjithë dokumenteve që dorëzohen, e cila duhet të jetë e nënshkruar në mënyrë të rregullt nga kandidati.
1. Një kërkesë për aplikim e cila duhet të përmbajë në formë të përmbledhur kërkesën për punësim në pozicionin e shpallur.
2. Jetëshkrim sipas standarteve
3. Diplome e noterizuar , së bashku me listën e notave të diplomës e krediteve të marra.
4. Librezë Pune (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë te vërtetuara nga e-albania).
5. Fotokopje e letërnjoftimit (ID).
6. Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.
7. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore dhe për aftësinë për punë (nga KML).
8. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose formulari i plotësuar që autorizon institucionin për verifikim.
9. Rekomandime, në rast se ka, mundësisht nga punëdhënësi i fundit.
10. Vërtetimin nga institucioni që ka punuar dhe që nuk ka masë disiplinore në fuqi.
11.Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Përzgjedhja e kantidatit do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.