Njoftim

Klinika Stomatologjike Universitare njofton shpalljen e vëndint të punës “Specialist”, në Klinikën Stomatologjike Universitare.

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Universitare, të nivelit Master të barasvlerëshm me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë.
  5. Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programit Microsoft Office;
  6. Të zotëroj me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  7. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës si dhe të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një krimi, kundërvajtje penale apo vepre penale;
  9. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna si dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  10. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  11. Të ketë eksperiencë pune.

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dosjen me procesverbal, listen e dokumentave të inventarizuar, pranë Zyrës së Protokollit, në KSU, Tiranë, dokumentat si më poshtë:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) si rregull sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MASTER (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës, të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë (nëse ka eksperience pune);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
  8. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore dhe për aftësinë për punë (nga KML).
  9. Vërtetim nga punëdhënës aktual/i mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Referenca nga punëdhënës/epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;